Itali- Shkoi në Itali për turizëm, por kapet në trafik droge.
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, me inicialet N.R., u arrestua në flagrancë pak ditë më parë nga karabinierët në Terni, për posedim droge me qëllim shpërndarjen e saj.
I riu, pa precedentë penalë, kishte hyrë në Itali me një vizë turistike, teksa u pikas në rrugën “Narni” për një kontroll, ndërsa po drejtonte një makinë me qira.
Nervozizmi i tij bëri që ushtria ta kontrollonte si atë, ashtu edhe automjetin dhe në fund, doli në pah prania e 32 dozave kokainë, afërsisht 15 gramë, të fshehura me kujdes në një zgavër të krijuar midis mbulesës dhe kornizës së çatisë së makinës.
Gjykata e Ternit, nëpërmjet gjyqtarit Francesco Maria Vincenzoni, konfirmoi ligjshmërinë e ndalimit dhe urdhëroi dëbimin e shqiptarit nga Terni, informon media italiane.
Fenomeni i “turistëve të drogës”, që hyjnë si të tillë në vendin fqinj dhe më pas i përkushtohen aktiviteteve të tjera të paligjshme, po haset shpesh nga organet ligjzbatuese kohët e fundit.
Komente

