Këtë vit ka pasur rritje të pushuesve të huaj në Shqipëri, gjë që kryeministri Rama e shfaq me postime të shpeshta në rrjete sociale. Në Facebook, këtë herë kryeministri Rama postoi një video me pushues në plazhet e Durrësit.
“Sezoni veror në bregdetin shqiptar vijon me fluks të lartë turistësh të cilët kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm e Gjirin e Lalzit, ku kanë gjetur më të mirën që mund të kërkojë një turist; nga çmimet e lira, te qetësia, pastërtia dhe shërbimi cilësor. E konfirmuar edhe nga vetë turistët e huaj siç është dhe grupi i të rinjve italianë ???????? nga Pisa, që prej katër vitesh pushojnë këtu: Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja”, shkroi Rama.
Në videon e postuar në faqen e kryeministrit, një grup të rinjsh nga Pisa e Italisë shfaqin mbresat që kanë për Shqipërinë.
“Kemi ardhur nga Pisa dhe jemi në Kepin e Rodonit, për të vizituar këtë vend shumë të bukur që ofron kulturë, ushqim të mirë, njerëz të mirë, resorte të mira dhe det të bukur. Kemi katër vite që vijmë dhe Shqipëria na ofron gjithmonë gjëra të reja, është një vend në zhvillim”, tha pushuesja nga Pisa.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, rezulton se 1 milion e 403 mijë e 333 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë vetëm gjatë muajit korrik, ku rreth 1. 3 milionë shtetas kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu 97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut. Numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend gjatë pikut të sezonit turistik është 21.1 % më i lartë se një vit më parë.
D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
'Lonely Planet': Tetë plazhet më të mira të Shqipërisë
18 Shkurt, 08:04
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
Keto video-reklame jane pa vlere.Ne doni te dini mbresat e verteta te turisteve dhe opinionet e verteta pa komplimente te tepruara,kerkoni ne YOUTUBE video qe vene turistet.Tregojne te mirat dhe te metat,ato jane video te verteta,jo keto qe komplimentat i kane pa hesap.
PërgjigjuDo zoti nuk i grabisin e perdhunojne, sidomos tani qe u elspozuan qe qenkan te Kepi Rodonit…
PërgjigjuTe mburresh qe qytetaret e tu nuk kane mundesi te bejne pushime kesaj nuk di cfare emri t'i vendos ...
Përgjigjunjeri i mbaruar meret me 5 turist kur vendin e kan pushtuar bandat edhe skamja
PërgjigjuRameee lufto krimin dhe bandat leri fotot me turistat se ata sdin gje ca behet ketu te ne qe eshte bere si sicilia e viteve 80-90 he te keqen,vetem keta nderkombetaret mynd ta mbledhin ty se ke dal nga shinat,populli ska ca te bej dhe zgjedh tw largohet ne emigrim
PërgjigjuPo Linda dhe djali Juan me inkubator ishit aty? Me ke say I pe me ate me xham apo pa xham