Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
Turistë në një nga sitet kulturore
Mbi 1,2 milionë turistë-vizitorë kanë shëtitur objektet e rëndësishme kulturore dhe historike të Shqipërisë përgjatë vitit që po mbyllet.
Ky numër i bashkohet atij të përgjithshëm të hyrje-daljeve në vendin tonë përgjatë vitit 2024, duke e kthyer në një atraksion turistik dhe thyer shifrat e viteve të kaluara. Shqipëria po bëhet një terren i preferuar nga të huajt çdo ditë dhe më shumë, si për turizmin veror në plazhet e vendit, por edhe në atë malor dhe etnografik.
Një prej tyre është ajo e kalasë së Krujës, por pas nuk mbeten as Butrinti, Berati, Gjirokastra, Shkodra etj., që presin qindra vizitorë çdo ditë për vlerat dhe trashëgiminë e tyre kulturore, historike dhe etnografike që ka.
Këtë e ka shoqëruar sot me një postim në rrjetin social Facebook edhe kryeministri Edi Rama, duke publikuar një galeri-fotosh, ku dhjetëra turistë duken se këqyrin bukurinë gati antike të strukturës së gurtë në Krujë, që e lidh me historinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe nga site të tjera kulturore dhe historike në vend.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“MIRËMËNGJES
dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë!”.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Dhjetor, 14:13
Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?
-
Po
60%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 5
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit
13 Dhjetor, 12:10
-
Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit fton investitorët e huaj: Zgjidhni Shqipërinë! Një vend ku takohen kulturat dhe tregjet
13 Dhjetor, 10:14
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
12 Dhjetor, 22:59
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor, 19:02
-
Ben Andoni: E vërteta tek shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!!
12 Dhjetor, 18:14
-
Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar
12 Dhjetor, 14:30
-
Hapet së shpejti 'Teatri i Kukullave' në qendër të Tiranës, Rama publikon pamjet (VIDEO)
12 Dhjetor, 12:10
-
VIDEOLAJM/ Llogaraja e zbardhur nga dëbora, adrenalina e aktiviteteve malore nga të rinjtë në Majën e Qorres
12 Dhjetor, 10:45
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor, 19:03
-
Berisha sulmon sërish SPAK-un: Skapi i partisë është në duart e Ramës, e ndërsen ndaj cilitdo që ai do vet! Pensionistët trajtohen si qentë gjermanë
11 Dhjetor, 19:00
-
Kulluri në Report Tv: Komisioni ‘Xhafaj’ po tenton të fusë ujë në themelet e reformës në drejtësi, PS kampione e korrupsionit
11 Dhjetor, 18:43