Një situatë alarmante përfshiu turistët në Majorka të Spanjës.Turistët janë përfshirë nga paniku sapo kanë parë që një peshkaqen ka mbërritur fare pranë bregut, pikërisht pranë hapësirës ku notonin fëmijët,
Peshkaqeni, rreth 3 metra i gjatë, u shfaq në një moment të papritur në Cala Domingos, një plazh me rërë, tepër i frekuentuar nga turistët që preferojnë dhe vizitojnë Majorkën. Por turistët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbyllur atë zonë të plazhit, duke mos lejuar asnjë plazhist që të futej në ujë.
Komento