Turistë të huaj zgjedhin bregdetin e Vlorës në nëntor: Është shumë këndshëm, njerëzit këtu janë shumë mikpritës

Të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar edhe gjatë vjeshtës. Këtë fundjavë në plazhin e Porto-Novës gjejmë turistë nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Zvicra që kanë ardhur me familjet e tyre për të vizituar Vlorën dhe jo vetëm. Ata shprehen se po qëndrojnë për disa ditë në Shqipëri, ku me kamperat e tyre kanë shëtitur në disa vende siç janë kanionet e Osumit apo alpet në veri të vendit.

‘Është hera e parë që vij në Shqipëri, kemi dy javë këtu bashkë me bashkëshortin. Kemi hyrë nga veriu i vendit, dhe më pas kemi mbërritur në Tiranë. Kemi vizutuar dhe kanionet e Osumit dhe më pas erdhëm këtu në Vlorë dhe pas disa ditësh do të shkojmë në Ksamil. Është shumë bukur këtu, më pëlqen shumë se njerëzit janë të këndshëm, mikpritës dhe nga vendet që kam parë, kanionet e Osumit janë më të bukurat.’-tha një turiste.

‘Unë jam nga Hollanda dhe kam ardhur këtu me familjen. E vizitojmë Shqipërinë për herë të parë dhe gjatë këtij turi do të vizitojmë dhe Greqinë. Portonova në Vlorë dhe kanionet e Osumit janë lokacione që ia vlen ti vizitosh.’- u shpreh një turiste.

‘Jam nga Austria është shumë këndshëm këtu kam parë nëpër blogje që Shqipëria është vend i bukur dhe vendosa ta vizitoj.’- tha një turiste.

‘Jam nga Austria vij për herë të parë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë, vendi, natyra dhe njerëzit.’- tha një tjetër.

Plazhi i Porto Novës që ndodhet në Zvërnec në një vijë bregdetare prej 3 kilometrash është një plazh i cili nuk ofron asnjë shërbim akomodues, por vitet e fundit janë shtuar turistët e huaj që qëndrojnë me kampera në çdo stinë të vitit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja