Turisti çek rrëfen aventurën në
Jezercë: Do vij sërish në Shqipëri

Turisti çek rrëfen aventurën në<br />Jezercë: Do vij sërish në Shqipëri
TIRANE - I riu çek, Pavel Prozak, kishte zgjedhur Alpet shqiptare për të ushtruar pasionin e tij të alpinizmit. Të dielën paradite së bashku me një shok ndërmorën aventurën për tu ngjitur në majën e Jezercës.

Një aventurë e cila për të gjithë ata që kujtojnë historinë e zhdukjes së 3 studentëve çekë në 2001 i bëri të mbajnë frymën.

Pasditen e së dielës 7 korrik, alarmi “SOS” nga mali i Jezercës angazhon helikopterë.  Një turist çek ishte rrëzuar dhe kishte humbur.
 
“ Ishim dy veta që po ngjiteshim në malin e Jezercës. Unë rrëshkita nga një lartësi e konsiderueshme dhe ngeca mes dy gurëve, ku dhe ndrydha kyçin e këmbës. Ndodhi pasditen e djeshme. Kërkuam ndihmë në Ambasadën Çeke. Ata u përpoqën të lajmëronin policinë që të na gjenin me helikopterë. I dërgova vendodhjen time nëpërmjet GPS. Na gjetën me vështirësi por shpëtova mirë”- kujton Prozak momentet e aksidentit, të cilin ai e quan "aksident të vogël" në dëshminë për gazetarin Arsen Rusta në tv A1 Report.
 
Prozak aktualisht ndodhet në Spitalin Amerikan dhe ka dëmtime në këmbë. Mjeku Afrim Beqiri jep garanci se pacienti tashmë ndodhet në një fazë të stabilizuar.
 
Dhe fundi i mirë i aventurës së tij, bën që ai të ketë dëshirë të kthehet sërish në Shqipëri.

SI U GJET TURISTI CEK
Forcat e Armatosura informuan sot në mëngjes për gjetjen e turistit çek.
Një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë që ka filluar kërkimet në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë të mundur gjetjen e personit i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme. Në mëngjes helikopteri ka bërë transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore- informoi ministria e Mbrojtjes. mëngjesin e sotëm.

APELI PER NDIHME PASDITEN E DJESHME
Mësohet se të dielën e 7 korrikut turisti çek ishte nisur për të pushtuar majën më të lartë të Alpeve shqiptare. Nga pakujdesia mendohet se alpinistit çek i ka rrëshqitur këmba duke rënë në humnerë, dhe pas sinjalit “SOS” një helikopter ka nisur kërkimet. Dy helikopterë kryen kontroll në të gjithë zonën por nuk kanë dhënë asnjë rezultat pasditen e djeshme. Rreth orës 19:40 minuta kërkimet u ndërprerë për shkak të errësirës për t’u nisur sot në mëngjes dhe për tu përfunduar me sukses.

Ky është aksidenti i dytë që shënohet në malin e Jezercës brenda pak ditësh. Më 4 korrik një përkthyes shqiptar theu krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë. Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe është i lartë 2694 m mbi nivelin e detit.  Jezerca prej disa vitesh është kthyer në sfidën e alpinistëve të huaj e shqiptarë. Çdo vit maja e këtij mali pushtohet nga turistë.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament