Një turist kroat ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi e cila me plot gojën mund të bëjë çdo shqiptar krenar.
Vlatko Horvat, një turist i cili ka kaluar pushimet në vendin tonë, thotë se pas largimit të tij nga Shqipëria, ka humbur portofolin në Sarandë.
I riu shqiptar, Alban Koka, ka gjetur portofolin dhe më pas i ka dërguar një mesazh turistit kroat ku thuhej: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”.
Kroati Horvat, thotë se portofoli sëbashku me dokumentet edhe kartat e tij bankare është dërguar në shtëpinë e tij, dhe shton se Shqipëria dhe Shqiptarët janë të bukur.
“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra,”-shkruan Horvat.

Postimi i turistit kroat në Facebook
-
bravo alban nje gest i bukur jo si kroatet qe na torturojn ne shqiptaret neper doganae tyre
Përgjigju -
Respekte Alban. Mbaresi ne jete! Xhesti yt eshte krenari per cdo Shqipëtar.
Përgjigju -
Respekt !
Përgjigju -
Te lumte mor djale
Përgjigju -
Bravo Alban.RESPEKTE PËR JU,POR EDHE PËR KROATIN.KROATËT JANË NGA NJERZIT MË TË MIRË NË BOTË,AQ MË TEPËR QË NE SHQIPTARËVE NA RESPEKTOJNË SHUMË.
Përgjigju -
Siç ke një emër pararoj për ne Shqiptar, ashtu dhe na ngazëllave me veprën tënde. Kur do vi ajo dit të ndjejm krenari kolektive ? Alban hallall dhe me zot.
Përgjigju -
Specie në zhdukje po ka akoma NJEREZ ky vend...Respekt
Përgjigju -
Populli shqiptar jan njerz shum fisnik Po ske ca ben se ka dhe na nje t shtrembur neper ta q na i kan ncir n t gjith boten
Përgjigju











Komente
Komento