Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shpëtimin e një turisteje australiane, Amy Lecons, e cila u pickua në Alpet Shqiptare nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.

Ministria bën me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë në terren dhe duke e transportuar pacienten drejt strukturave shëndetësore.

Në fund të njoftimit theksohet se, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, turistja gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë, Amy ka publikuar vetë në rrjetet sociale një video të regjistruar pas momentit të pickimit, ku tregon hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë kësaj "beteje".

“Jam pickuar nga një gjarpër. Gjithë kohës që po ecja po thoja se do ishte keq nqs do të shkelja një gjarpër dhe të pickohesha. Dhe ndodhi pikërisht kjo. Kam ngecur këtu për 15 minuta dhe jam pak e shqetësuar nga ngjyra e këmbës time. Kam qenë në kontakt me bujtinën dhe ata mund të më dëgjojnë kur thërras për ndihmë, por ambulanca jo dhe nuk mund të më gjejnë. Ndihmëëëëëë....

Mund të dëgjoj disa njerëz. Mendoj se jemi mirë. Ndoshta, nuk e di. Doni të shihni si duket këmba ime. Ndihmë. Nuk e kam parë gjarprin.

Ndihem shumë sëmurë, se di a është nga rruga apo nga pickimi i gjarprit. Kam pasur shumë dhimbje dhe shumë shqiptarë rreth meje duke folur shqip dhe nuk e di se çfarë po ndodh shumicën e kohës deri kur më folën nëpërmjet përkthimit. Do rri këtu gjatë natës. Mendoj se ata më kanë thënë që nëse lëviz këmba ime do të bëhet blu dhe mund të duhet ta presim. Mendoj se jam pikuar nga gjarpri më helmues që kanë në Shqipëri. Një tas i madh me qumësht dhe bukë, ky është mëngjesi im. Do të rikthehem në bujtinë më në fund, do të rikuperohem atje”, thotë ajo në postimin e saj.

K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesia e maskuar: 30/06/2026 01:26

    Po sakt se kur filmon ske nga luan sikur slejohen inxhizimet ne spital nga paxient apo kjo ndodh kur doktorret kerkojn ero e dollar se ne shqiptarve kshu na e bejn por ne sy te botes silleni ndryshe por joo nk esht kjo e verteta reale ne spitalet e shtetit shqiptar kjo situat vlen per cdo qytet jug veri lindje perendim shkurt paster pa piken e gabimit ne shqiperi 99% e doktorreve kerkojn pagese kesh nga 10 mij lek te vjetra deri 100 mij 500 mij dhe pastaj ndoshta te bejn ndonje sherbim ndryshe te len nkorridor tbejn nje qetesues diazepam qe djeh si spec kinez e thon futja vrapit se ske asgje edhe pse mund tjesh te te plas apantesidi tmli apo stomaku po ngrite zerin te qujn te cmendur por kujt i plasi nje keshill per ata qe e duan jeten dhe familjen do zoti nk ma bejne borxhe se per bes te ashtuquajtures drejtesi nqs shoh qe po vdes nga nga injoranca e personelit mjeksor sepse spo u jap rryshfet as qe me behet vone fare por live ne rrjetet sociale skam per te len asnje doktor te korruptuar gjalle kur te vije policia thjesht tu identifikoj kufomat

    Përgjigju
  • Or tej: 28/06/2026 22:13

    Kur do detyrohen qe te kene sigurim te detyrueshem keta turiste ne menyre qe te mbulojne shpenzimet qe shteti ben me leket tona or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55

    Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?