Vlorë- Qendra NdërOperacionale Detare i ka ardhur në ndihmë një turisteje gjermane e cila u sëmur teksa udhëtonte me kroçeren AIDA BLU pranë gadishullit të Karaburunit.

Sipas një njoftimi zyrtar ngjarja ka ndodhur gjatë mesantës rreth orës 1:00.

61-vjeçarja u transportua me ambulancë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i plotë

Sot në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 një anije tip kroçer me merin AIDA BLU e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmur në bord.

Menjëherë Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmur e cila ishte nje grua shtetase gjermane e moshës 61vjeçe, deri në shoqërimin me ambulance për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjeksore të nevojshme.