Turistja rumune dërgohet me urgjencë në spital, kërkoi ndihmë mjekësore teksa pushonte në plazh

Turistja rumune dërgohet me urgjencë në spital, kërkoi ndihmë mjekësore teksa pushonte në plazh

Gjiri i Filikurit

Një 22-vjeçare rumune, e identifikuar si K.S., ishte me pushime në “Gjirin e Filikurit” në Himarë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.  

Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e saj në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 ndërsa nuk dihet arsyeja përse kërkoi ndihmë mjekësore.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë