Turizëm dhe traditë! Turi i folkut “ndez” me këngë e valle Elbasanin

Koncerti “Folk on Tour”, i quajtur ndryshe “Turi i folkut” bëri bashkë dhjetëra instrumentistë, këngëtarë e valltarë dhe qytetarë të thjeshtë të dashuruar pas muzikës e kërcimit në  Elbasan.  Të veshur me kostumet tradicionale artistët e Ansamblit Kombëtar sollën për publikun pjesë të zgjedhura të folkut kombëtar si dhe këngë e valle, të cilat u luajtën në muzeun Etnografik të Elbasanit.

“Turi i folkut” vjen për të dytin vit radhazi, vjen në qytete të ndryshme, kudo ku ka trashëgimi kulturore.

“Është viti i dytë që ne shkojmë në qytetet turistike, në qytetet me te mëdha. E kemi nisur nga qyteti historik i Krujës, kemi qenë në Pogradec e sot jemi në Elbasan. Nga viti i kaluar kemi shtuar dyfishin e shfaqjeve sepse siç dihet edhe Shqipëria vetë, ka një atraksion turistik të shtuar tashmë. Është shumë interesant në fakt sepse të huajt janë shumë të dëshiruar për folklorin shqiptar sidomos pjesa e kostumografisë i tërheq shumë. I tërheq shumë folklori jonë dhe veshjet sepse siç dihet ne kemi një larmi të jashtëzakonshme në trashëgiminë tonë”, tha Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit Kombëtar.

“Këto janë aktivitete ne lidhje me turizmin, promovimin e Shqipërisë, ne  tregojmë traditën me këngët dhe vallet popullore. Kemi nisur me Krujën, Pogradecin sot në të bukurin Elbasan. Gjithmonë për foto vijnë na ndalojnë me kuriozitet dhe kënaqësi, ndihemi mirë edhe ne”, shprehet Iris Bega, këngëtare.

Në këtë koncert, padyshim që spikatën interpretimet e këngëve popullore që kanë ngritur peshë zemrat e publikut ndër vite, si, “Tuj shëtit në ara të gjata”, “Dola moj dola”, “Të desha me hakikat”, etj.

Pogonishtja, vallja me e bukur e zonës, e shumë tërhoqën vëmendjen e qytetarëve vendas dhe te huaj që po pushojnë këto ditë ne Elbasan.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari