Nata lezhjane në Prishtinë, turizmi, historia dhe trashëgimia kulturore e Lezhës u prezantuan në panairin e kryeqytetit të Kosovës (VIDEO)

Turizmi, gastronomia, historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Lezhës në të gjitha dimensionet e saj janë prezantuar këtë herë në një mbrëmje të veçantë të organizuar në Prishtinë. “Nata Lezhjane në Prishtinë”, bëri bashkë personalitete të dy vendeve, të cilët shijuan e vlerësuan që nga resurset natyrore, kulinaria, historia dhe turizmi i qytetit bregdetar.

“Në Lezhë si në qytetet e tjera të Shqipërisë kemi qenë disa herë. Realisht, kënaqemi, pasi është zhvilluar shumë në aspektin infrastrukturor por edhe të turizmit. Është ngritur niveli i turizmit e njohim sidomos tek ushqimet tradicionale".

“Kush është ai shqiptarë që nuk e njeh Lezhën, e cila ka aq shumë tradita të bukura shqiptare. Lezha është gërshetim i të gjithë të mirave që i ka dhënë Zoti”, shprehen pjesëmarrësit.

Për kryebashkiakun Pjerin Ndreu, qyteti është një atraksion i veçantë turistik prej vitesh i preferuar nga shqiptarët e Kosovës.

 “Lezha është epiqendra e turizmit që vjen nga të gjithë trojet shqiptare, ku në fakt shqiptarët e Kosovës zënë rreth 65 % të klientelës në Shëngjin”, tha ai.

Çdo sezon veror bregdeti i Shëngjinit dhe Tales mbeten ndër destinacionet kryesore për bashkëkombësit shqiptarë të Kosovës, të cilët e zgjedhin për të pushuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë