Turizmi dhe kultura
mes Romës dhe Tiranës

Turizmi dhe kultura <br />mes Romës dhe Tiranës
ROMË - Në Romë, Basha ka shpalosur një sërë projektesh që synon të realizojë, nisur edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve (vetëm një orë larg). Ajo çka paraqet më shumë interes, është fusha e bashkëpunimit ekonomik:
“Jam në kontakt me kompani të mëdha-thekson qytetari i parë i kryeqytetit shqiptar- që operojnë në sektorë të ndryshëm: energjitikë, infrastrukturë, telekomunikacion, ndërtim” .
Tashmë ndihet kriza? - “Nuk është hera e parë që bota ndodhet në një moment të vështirë- arsyeton Basha - dhe ky mund të jetë momenti për të dalë më të fortë, për të vënë në jetë reformat e nevojshme.
Keni folur me Alemannon? –
“Më tha se ishte i shqetësuar për ekonominë e qytetit dhe për papunësinë” - thekson kolegu nga vendi fqinj. Synon që Roma të jetë më konkuruese.
-Po të ishit ju në vendin e tij?”- “Nuk mund të jap këshilla, - devijon si politikan i stërvitur, tre herë ministër, pavarësisht moshës së re, - por i tregova masat e ndërmarra, në pesë muajt e parë të mandatit tim. Kam reduktuar taksat, duke u fokusuar në lehtësimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjet me mbi 50 punonjës, në 4 vitet e para të aktivitetit të tyre, do të përjashtohen nga pagesa e taksave lokale”.
Në tregun e punës, strategjia e tij është: të investosh në arsim me bursat e studimit. Vetëm në Tiranë, të diplomuarit janë 6500. “Ndër të tjera, të rinjtë shqiptarë që frekuentojnë universitetet italiane janë rreth 32 000, 20% e totalit.
Në planet tuaja, Roma është një partner strategjik: - “Kam ftuar Alemannon në Tiranë, me një delegacion sipërmarësish-thotë Basha, për të intensifikuar marrëdhëniet tregtare. Fondet do të përdoren për financimin e ndërhyrjeve ambicioze, ndër të cilat ndërtimi i terminalit të ri të pasagjerëve, rrjetit të Tramit, një park, rikualifikimi i lumit të Tiranës.
Bashkëpunimi dhe partneriteti me qytetin e përjetshëm do të shtrihet edhe në aspektin kulturor. - “I propozova Alemanos, t’i vërë emrin “Nënë Tereza”, një sheshi në Romë dhe mu duk se ishte dakord.
- “Në restorantet tona mund të hash makaronat më të mira, vetëm ju mund të na e kaloni, natyrisht”, thotë Basha.

Marrë nga “Corriere della Sera”
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi