Turizmi, Fatmir Xhafaj dhe Klosi
takohen me drejtues të policisë 

Turizmi, Fatmir Xhafaj dhe Klosi<br />takohen me drejtues të policisë 
TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ai i Turizmit Blendi Klosi kanë zhvilluar një takim me drejtues të Policisë së Shtetit.
 
Në qendër të bisedës me dy ministrave dhe drejtuesve të policisë kanë qenë treguesit e sezonit turistik dhe masat që do merren për mbarëvajtjen e sezonit të ardhshëm.
 
Ministrat e kanë cilësuar si prioritet këtë sektor dhe kanë kërkuar që përgatitjet për sezonin e ri të nisin që tani.
 
Xhafaj u kërkoi drejtuesve të kenë një reagim më të fortë  për vepra penale që lidhen me krime në mjedis.

Në takim nuk ka qenë i pranishëm Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pasi ndodhet në një vizitë në Kinë.
 
Pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar, vendin tonë e vizitojnë një numër i madh  turistësh edhe për alpet dhe turizmin historik. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin