Turizmi kulturor, 12 500 vizitorë për 9 muaj në muzeun historik dhe etnografik të Vlorës. Drejtori: 48 për qind më shumë se vjet

Sezoni turistik 2024 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për muzetë e qytetit të Vlorës, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Sipas drejtorit të muzeve në bashkinë Vlorë, Skënder Spahiu ka një rritje prej 48% krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të mëparshme.

 

“Krahasuar me vitin e shkuar apo dhe me dy vite më parë jemi 48 për qind më shumë. Jemi optimist për rritjen e numrit të turistëve dhe në muajt në vazhdim”, tha  Skënder Spahiu drejtor i muzeve, pranë Bashkisë së Vlorës.

 

Harta e turistëve është zgjeruar ku përpos europianëve, muzetë e Vlorës kanë ngjallur dhe interesin e amerikanëve dhe aziatikëve. Gjithashtu shqiptarët e diasporës mbajnë një peshë të madhë të vizitorëve në muzetë dhe parqet arkeologjike.

Muzeu Historik i Vlorës, që shfaq artefakte nga periudha të ndryshme historike, dhe Muzeu Etnografik që prezanton veshje dhe sende të trashëguara nga traditat popullore janë ndër të vizutuarit. Referuar të dhënave zyrtare, 12 500 vizitorë numërohen në dy muzetë e Vlorës, gjatë periudhës Janar-Shtator 2024. Një vit me parë, ky numër në të njejtën periudhe ishte rreth 8500 vizitorë.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë