Turizmi në Tiranë, Xhaçka: Basha i
pati paratë,por investoi vetëm 4.9%

Turizmi në Tiranë, Xhaçka: Basha i<br />pati paratë,por investoi vetëm 4.9%
Në një deklaratë për shtyp deputetja  e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka fajsuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që në 4 vite nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Tiranë. Sipas saj, edhe pse Basha i ka pasur të gjitha fondet për investime në këtë sektor në vitin 2013-të ka arritur të kryej vetëm 4.9% të investimeve.

Më tej Xhaçka theksoi se Basha nuk mbajti asnjë premtim në 4 vite si Kryetar Bashkie, nuk mbajti as premtimin për Krijimin e Rrjetit të Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës.

“Krijimi i Rrjetit të Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës ishte një nga premtimet e bujshme të Lulzim Bashës. Fatkeqësisht edhe ky ishte një tjetër premtim që as kishte ndërmend ta mbante dhe as nuk e mbajti. Por që i ka kushtuar jo pak bizneseve e qytetarëve të Tiranës në të ardhura të munguara dhe në zhvillim të munguar.
Jo thjesht si kryeqytet, por edhe për shkak të pasurive të natyrës dhe trashëgimisë historike e kulturore që e rrethojnë, Tirana duhet të kishte një sektor të zhvilluar turizmi. Por fakti është se sot Tirana nuk krahasohet dot për numrin e turistëve as me qytete shumë herë më të vogla, por që ndryshe nga Tirana kanë pasur fatin të kenë kryebashkiakë që dinë të punojnë dhe duan të punojnë.
Zhvillimi i turizmit natyrisht kërkon punë. Kërkon punë së pari për të evidentuar destinacionet dhe vlerat e tyre, për t’i promovuar ato, për të investuar në gjelbërim, infrastrukturë, kulturë dhe art për ta bërë më tërheqës qytetin. Kërkon vizion dhe ide.
Lulzim Basha nuk ka as vizion e as ide. Kjo tanimë dihet e pranohet si fakt jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kandidati i Lulzim Bashës për Tiranën. Por në rastin e turizmit dështimi i tij është skandaloz edhe për standardet e vetë Lulit. Vetëm 4.9% të investimeve në Kulturë dhe Turizëm ka arritur të kryejë Bashkia e Tiranës në vitin 2013! Vetëm 4.9%!  Njeriu që ankohet se po e pengon qeveria, i paska pasur paratë për të investuar dhe ka arritur të investojë vetëm 4.9% të totalit. Një shifër  që do të bënte me turp edhe kryekomunarin më të paaftë të ndonjë komune të Shqipërisë.
Tirana humbi plot 4 vjet me Lulzim Bashën, por në 21 qershor qytetarët do t’i japin fund me votë kësaj epoke dështimesh. Pas 21 qershorit Tirana do të fillojë sërish të ecë në drejtimin e duhur
” tha Xhaçka.  ​

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos