TIRANE - Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka dështuar me sektorin e turizmit dhe bën publike strategjinë e qeverisjes socialiste nëse fiton zgjedhjet e 23 qershorit.
”41 ditë kanë mbetur nga dita kur shqiptarët me votë do të largojnë kryeministrin e dështuar. ..Sot Shqipëria është vendi unikal ku peizazhet janë degraduar. “- tha Besnik Baraj në një prononcim nga selia PS në kuadër të nismës 100 arsye për të larguar Berishën.
Për PS mbrojtja e mjedisit do të jetë parësore dhe objektiv është krijimi i inspektorati kombëtar i pastrimit që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës.
"Pas 23 qershorit ne do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të pastruar nga mbetjet territorin e Shqipërisë. Ne do të mundësojmë rehabilitim rrënjësor, të pyjeve, të shtretërve të lumenjve, të pasurive ujore, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm, të integruar dhe të përgjegjshëm të mjedisit. Do të ndalojmë derdhjen e ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, për të gjitha qendrat e mëdha urbane të vendit. Në angazhimin tonë do të përfshijmë dhe të gjithë elementët shoqërorë dhe qeverisës, biznesin, shkollën, shoqërinë civile, median, familjen dhe pushtetin lokal,” tha Baraj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com