Ndër të tjera edhe turizmit shqiptar, si një prej eksporteve të rëndësishme të vendit është duke u prezantuar nëpërmjet dy stendave, të cilat arrijnë në 18 metra.
Pjesëmarrës në hapjen e këtij panairi ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ametaj si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës.
(Foto: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj në Panairin e Mallrave dhe Konsumit në Kinë)
Stenda e turizmit shqiptar e përfaqësuar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Turizmit është duke u përpjekur të promovojë potencialet dhe produktet e turizmit shqiptar ndaj një tregu shumë të madh dhe të rëndësishëm në planin global të turizmit, siç është Kina.
Gjatë këtyre ditëve të para është vënë re një interes i konsiderueshëm nga ana e qytetarëve dhe bizneseve kineze.
Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)