Sheshi Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë përfaqëson qendrën sociale dhe kulturore të qytetit. Kështu e nis artikullin SiViaggia.it, e cila pas promovimit të plazheve të Sarandës e kthen vëmendjen ndaj kryeqytetit shqiptar, sipas të cilës përmasat e këtij qyteti dhe ajo çfarë përfaqëson janë vërtet të konsiderueshme, duke qenë se ka kaluar edhe shumë vite nën regjimin komunist. Si Viaggia.it e konsideron destinacion që nuk të shpenzon shumë para Tiranën dhe shton se qendra është më së miri e përfaqësuar me monumentin e një heroi kombëtar, që ka mbrojtur ballkanasit nga perandoria otomane.
/Shqiptarja.com












