TIRANË – Me fillimin e sezonit turistik nisin edhe problemet për policinë e shtetit, jo vetëm atë shqiptare, por edhe të vendeve të rajonit që kanë nisur të marrim masa të përbashkëta për të kontrolluar kufirin.
Si rrjedhim, sot është vendosur që policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të patrullojnë sëbashku në dy anët e kufirit. Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ndërmjet Drejtorit të Përgjtihshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Malit të Zi, Slavko Stojanoviç.
Burgaj sqaroi se “ky protokoll parashikon shërbime të përbashkëta të policisë së rendit dhe kriminale në Budva dhe Ulqin, po kështu të ndërsjellta; kjo pasohet dhe me shërbime e bashkëpunim në pikat e kontroll kalimit kufitar. Po tentojmë që të shkëmbejmë informacionin në kohën më të shkurtër të mundshme në këto pika.
Drejtori i Përgjtihshëm i Policisë së Shtetit evidentoi faktin se ky bashkëpunim është vendosur prej vitesh dhe me Policinë e Kosovës, edhe me Italinë dhe vitin e ardhshëm pritet të nënshkruhet një protokoll i tillë edhe me Maqedoninë e Greqinë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com