Përbërësit:
- 1.5 kg perime (patate, karrota, patëllxhan, bamje, kungull)
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1–2 qepë
- 4–5 domate
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Perimet pastrohen, lahen, priten në copa dhe shtrohen me radhë në tenxhere. Kaurdisen qepa dhe domatet lehtë me vaj, shtohet kripë, piper dhe pak ujë derisa të krijohet salca. Salca hidhet mbi perimet dhe sipër vendosen feta domatesh. Vendoset kapaku dhe turlia lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa perimet të zbuten plotësisht. Në fund spërkatet me majdanoz të freskët dhe shërbehet e ngrohtë.
Komento
Komente











