Përbërësit:
- 2 kunguj
- 2 patate
- 2 speca
- 2 patëllxhanë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate
- 1 lgj salcë domate
- 4 lgj vaj
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Bimë aromatike
Përgatitja:

Kaurdisim qepët në vaj bimor, shtojmë kripë dhe pak ujë. Ndërkohë presim perimet në shkopinj. Kaurdisim fillimisht patatet, më pas patëllxhanët, kungujt dhe salcën e domates me erëzat. Shtojmë ujin deri në nivelin e perimeve dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.
Komento
Komente

