Turma e dhunshme, Garda
shotganë me plumba plastikë

Turma e dhunshme, Garda<br />shotganë me plumba plastikë
TIRANË - Për të shmangur një 21 janar të dytë, Garda e Republikës kishte shmangur plumbat e vërtetë. 10 shotganë ishin pozicionuar në godinën e kryeministrisë të gatshëm për të qëlluar në rast se do të cenohej siguria e selisë së qeverisë dhe protestuesit do të tentonin të futeshin brenda. Por plumbat që do të përdoreshin ishin plastikë. Të gjithë efektivët e gardës ishin në punë këtë të martë për të mbrojtur institucionet.

Ndërkohë 8 snajpera të RENEA-s ishin pozicionuar mbi godinën e kryesisë së Kuvendit dhe kullat përballë kryeministrisë, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment. 

Zona përreth selisë së Qeverisë u blindua nga automjetet dhe forcat e policisë, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Speciale dhe Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Gardës.
 
1400 efektivë policie nga 6 komisariate ruajtën qetësinë dhe rendin para godinës së kryeministrisë. Kordoni fillestar para derës së ekzekutivit ishte me police vajza dhe efektivë meshkuj. Ata i bënë pritë turmës së protestuesve që qëlluan me gurë, vezë dhe shkopinj të hedhura prej disa orësh ndaj kryeministrisë.

Asnjë protestues nuk figuron i lënduar, po ashtu asnjë nga forcat e rendit. Ndërkohë janë shoqëruar në polici 5 persona.

Edhe pse situata u acarua në rrugën "Abdi Toptani" tek bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, efektivët e Policisë së Shtetit qëndruan në gatishmëri pa ndërhyrë, për të shmangur përplasjet, derisa protestuesit u larguan vetë.

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise

turmat e policise
 Foto të tjera..

Policët pa skafandër, gurë dhe shkopinj mbi kokat e tyre 
Kordoni i policisë përpara selisë së Këshillit të Ministrave përbëhej nga efektivë të paarmatosur dhe një pjesë e konsiderueshme ishin femra. Fillimisht, PD rreshtoi përpara kordonit të policisë të rinj dhe të reja të FRPD, por që u larguan vetëm pak minuta më pas.

Policët, përveçse të paarmatosur, nuk kishin asgjë mbrojtëse në trupin e tyre, as skafandra. Ndërsa nga ana tjetër, mbi kokat e tyre fluturonin gurë dhe pllakat e shkulura nga bulevardi. Gazetari i “Shqiptarja.com” është bërë dëshmitar i momentit kur në bulevard shkulen gurët dhe pllakat, të cilat më pas hidhen nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë.

Personi me bluze të kaltër që shihni në foto, momentalisht i pa identifikuar me emër është njeriu që qëlloi i parë me gurë drejt godinës së kryeministrisë. Ky person, i cili nuk dihet se nga cili qytet ka mbërritur në Tiranë, mund të cilësohet si njeriu i parë që filloi të shkulë tulla dhe të qëllojë me to. Pas tij, mësynë dhe protestues të tjerë të PD, duke hequr tulla dhe qëlluar me to drejt godinës së kryeministrisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!