Turqi, 10 mijë përdorues interneti
vendosen nën hetim 

Turqi, 10 mijë përdorues interneti<br />vendosen nën hetim 
Autoritetet turke kanë njoftuar se janë vendosur nën hetim 10 mijë persona të cilët janë përdorues të internetit.

Të gjithë personat që janë nën hetim, dyshohen për aktivitet terrorist në internet ose për fyerje ndaj qeverisë.

“Ky hetim hynë  në kuadrin e luftës kundër terrorizmit që vazhdon me vendosmëri kudo dhe është përhapur edhe në rrjetet sociale”,  shkruhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme turke.

Nga ana tjetër, prej disa kohësh tashmë, mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, janë duke e akuzuar, Turqinë, se po shtyp lirinë e fjalës dhe po mbyt zërin e opozitës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni