TURQI - Recep Tayyip Erdogan celebron 10 vitet e tij në pushtet të partisë së tij islamiko-nacionaliste AKP. Ai synon të qëndrojë në pushtetin e një Turqie në kulmin e bumit të saj ekonomik deri më 2023, por për kryeministrin në Ankara periudha politike po bëhet gjithnjë e më e vështirë midis kritikave të perëndimit mbi të drejtat e njeriut, krizën e Sirisë dhe Kurdistanit turk, të cilët janë faktorë destabilizues.

Sipas sondazheve, AKP-ja pas tre fitoreve tashmë në një mazhorancë absolute në parlament, qëndron gjithnjë në vendin e parë të parapëlqimeve të votuesve me një parashikueshmëri e cila i kalon 50%.

Të njëtat sondazhe tregojnë se vendi është i ndarë për zgjedhjet që ka bërë kryeministri, veçanërisht një mazhorancë është kundër politikës së tij mbi krizën siriane, e cila sa nuk e çoi vendin në një luftë me Damaskun, si dhe menaxhimi i konfliktit kurd i cili ka rishpërthyer, me 600 të vdekur në shkurt.

Organizatat e të Drejtave të Njeriut, por edhe BE, kritikojnë ashpër arrestimet në masë të gazetarëve, sindakalistëve dhe studentëve të akuzuar nga Gjykata e Lartë për “terrorizëm” apo për tentative dëmtimesh. Sot Turqia është vendi me një numër të madh gazetarësh të cilët gjenden në burgje, madje duke ia kaluar Kinës dhe Iranit.

Por rezultatet ekonomike të këtyre dhjetë viteve janë tepër pozitive. Qëllimi i Erdogan-it është të hyjë në top dhjetëshen botërore brenda 2023, për 100-vjetorin e Republikës.

(bi.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)