Turqi, 12 refugjatë sirianë humbin
jetën në ujërat e Detit Egje

Turqi, 12 refugjatë sirianë humbin<br />jetën në ujërat e Detit Egje
TURQI-Të paktën 12 refugjatë sirianë, mes të cilëve edhe pesë fëmijë, kanë humbur jetën pasi gomonja me të cilën po përpiqeshin të arinin në brigjet e ishullit grek të Samos është mbytur.
 
Gomonja është mbytur në Detin Egje, pranë brigjeve të distriktit të Kusadasit, në veriperëndim të Turqisë.
 
Sipas raportimit të mediave turke, në bordin e gomones dyshohet se ndodheshin 22 refugjatë dhe dy kontrabandistë, të cilët mendohet se janë turq dhe kanë arritur të dalin në breg përpara se policia të mund t'i arrestonte.
 
Roja bregdetare e Turqisë ka arritur të shpëtonte shtatë refugjatë, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për tre tjerë të cilët janë shpallur të zhdukur.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh