Turqi, 1700 të arrestuar në
protesta, SHBA thirrje për qetësi

STAMBOLL - Protestat nuk kanë të ndalur në Turqi. Në tri ditë demonstrata e përleshje të dhunshme, janë arrestuar 1700 persona në 67 qytete të ndryshme të vendit. Amnesty International, një ditë më parë fliste për të paktën 2 viktima, por kjo nuk mund të konfirmohet.

Në Stamboll, kishat, dyqanet dhe një universitet janë kthyer në spitale, pasi aty qëndrojnë qindra të lënduar. Sipas mjekëve, 484 persona janë paraqitur në spitale për trajtim. Në zonën Beshiktash të qytetit, protestuesit qëlluan policinë me gurë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotjesjellës dhe ujë. Mbrëmjen e së dielës, Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për qetësi, por shtoi se demonstratat paqësore janë pjesë e demokracisë.

Fillimisht SHBA, i kishte kritikuar forcat e sigurisë për përgjigjen e ashpër ndaj protestuesve, që kundërshtojnë ndërtimin e një qendre tregtare në qendër të qytetit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh