Rreth 29 policë në Turqi do të dalin para gjykatës pasi akuzohen se do të rrëzonin qeverinë gjatë grushtit të shtetit të regjistruar në 15 korrik të këtij viti.
Ky është gjyqi i parë që zhvillohet në Stamboll prej dështimit të puçit të shtetit.
21 prej të arrestuarve nëse shpallen fajtorë për pjesëmarrje në përpjekjen e dështuar për grusht shteti, rrezikojnë dënim përjetë.
Sipas akuzës ata ndjekin udhërat e Gulen dhe kanë anashkaluar detyrën për të mbrojtur presidentin Erdogan. Ndërsa 8 të tjerët do të dënohen më pak.
Ata akuzohen se kanë lidhje me ish imamin Fetullah Gulen i akuzuar si ideatori i puçit.
Ky i fundit i cili jeton në azil në SHBA e ka mohuar akuzën, por presidenti Erdogan është shprehur se lëvizja Guleniste është aktive në vend.
Madje edhe vrasja e ambasadorit rus në Ankara u mendua se kishte lidhje me Gulen.
Por shumë opinionistë në vend komentojnë se grushti i shtetit është një mënyrë që qeveria po përdor për të goditur të gjithë kundërshtarët.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com