Është rritur numri i  personave që kanë humbur jetën në dy shpërthimet në Stamboll.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka deklaruar në një konferenc për shtyp se  29 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve  ka shkuar në 166.

Viktima të këtyre shpërthimeve kanë mbetur 27 policë dhe 2 civilë

Gjithashtu është bërë me dije se janë arrestuar 10 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me dy shpërthimet e ndodhura mbrëmjen e se shtunës në afërsi të sheshit  “Taksim” dhe stadiumit të Besiktas.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)