STAMBOLL - Shkon në tre numri i viktimave si pasojë e protestave të dhunshme në Turqi. Agjencia e lajmeve “ANSA”, shkruan se viktima e radhës është Abdullah Comert, një 22-vjeçar që ndërroi jetë në spital, pasi ishte qëlluar me armë zjarri gjatë përleshjeve në jug të vendit, në kufi me Sirinë.
Kur është bërë një javë nga nisja e protestës kundër prishjes së parkut në qendër të Stambollit, revolta kundër qeverisë është përhapur tashmë në mbarë vendin. Sheshi Taksim në Stamboll u mbush sërish me demonstrues. Situatë e ngjashme edhe në Ankara, por këtu ndërhyrja e policisë është edhe më e ashpër.
Një djalë u vra pasi u qëllua me një plumb në kokë. Viktima e dytë u shënua në Stamboll, ku një makinë shtypi një grup njerëzish. Qindra mijë njerëz kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit prej disa ditësh.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u shpreh i shqetësuar për situatën dhe kërkoi hetim për sjelljen e policisë. “SHBA, aleate e Turqisë, mbështet me forcë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të protestuar paqësisht”,-tha ai.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com