53 refugjatë humbën jetën këtë të shtunë, pasi varkat e tyre u fundosën. 43 persona janë raportuar të vdekur si pasojë e fundosjes së një varke në përpjekje për të kaluar nga brigjet e Turqisë, drejt ishullit Lesbos të Greqisë.

Sipas një deklarate të Rojes Bregdetare turke, pas një sinjali për ndihmë, të marrë rreth orës 04:50 tësë shtunës, forca të shumta të ekipeve të shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje. Roja Bregdetare e ka gjetur anijen gjysmë të fundosur. Po dje, 10 emigratë, 5 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën pasi varka metë cilën udhëtonin u fundos në rajonin e Çanakkales, në Turqi.