Turqi, 8 të arrestuar për lidhje me
sulmin terrorist në Stamboll

Turqi, 8 të arrestuar për lidhje me<br />sulmin terrorist në Stamboll
Tetë persona janë arrestuar nga autoritetet turke si të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist që ndodhi natën e ndërrimit të viteve në diskotekën Reina, një prej klubeve më të famshme në Stamboll.
 
Ende nuk është publikuar  asnjë informacion mbi identitetin e të arrestuarve nga ana e autoriteteve, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.
 
39 persona humbën jetën nga sulmi terrorist për të cilin ka marrë përgjegjësi i ashtuquajturi Shteti Islamik, ndërkohë autori i ngjarjes i cili besohet nga inteligjenca turke se i përket një filiali të ISIS në Turkestanin Lindor vazhdon të mbetet i lirë.
 
Këto janë arrestimet e para që bëhen në lidhje me këtë sulm. Turqia ka qenë një prej vendeve që është goditur më shumë nga sulme terroriste gjatë vitit të kaluar, ku ka pasur shumë sulme edhe mbi forcat e policisë dhe ato ushtarake.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf