VIDEO+FOTO/ Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik.

Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.

Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, i cili ishte i lidhur me transmetimin e NTV, tha: "Një aksident ndodhi kur humbi kontrollin e drejtimit të autobusit, i cili udhëtonte me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh. Ne humbëm 9 qytetarë. 30 nga qytetarët tanë ishin të plagosur dhe dërguar në spitale. Gjendja e 13 nga 30 të plagosurit tanë është paksa e rëndë. Ka ndodhur një aksident i njëanshëm në dalje të tunelit. Fatkeqësisht shoferi i autobusit ka humbur jetën".

 

 

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti