Turqi, ambasada e SHBA rifillon
lëshimin e pjesshëm të vizave

Turqi, ambasada e SHBA rifillon<br />lëshimin e pjesshëm të vizave<br>
Ambasada e SHBA në Turqi ka rifilluar të lëshojë pjesërisht viza, njoftoi ambasada amerikane në Ankara.

Muajin e kaluar, misionet e SHBA pezulluan të gjitha shërbimet e vizave jo emigruese pas arrestimit të një punonjësi të konsullatës amerikane.

Ambasada e Turqisë në Uashington ka thënë gjithashtu se do të procedojë aplikacionet e vizave nga qytetarët e SHBA në një bazë të kufizuar.

Punonjësi i SHBA u mbajt për lidhje të dyshuara me një klerik të fajësuar për grushtin e dështuar të vitit të kaluar në Turqi.
gulen

Uashingtoni e cilësoi akuzën si të pabazë dhe që po dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe.

Ankaraja për muaj me radhë po i bën presion Uashingtonit për të ekstraduar klerikun amerikan Fethullah Gulen lidhur me rolin e tij të dyshuar në grushtin e shtetit në korrik 2016.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Gulenin për nxitjen e trazirave, akuzë të cilën e mohon kleriku.

Pas përpjekjes së grushtit të shtetit, i cili u udhëhoq nga oficerë ushtarakë, 40,000 njerëz u arrestuan dhe 120,000 u shkarkuan ose u pezulluan.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online