Turqi,anija ushtarake ruse 'mposhtet'
nga një anije që tregtonte kafshë

Turqi,anija ushtarake ruse 'mposhtet'<br />nga një anije që tregtonte kafshë
Një anije ushtarake ruse është përplasur në ujrat e Detit të Zi në brigjet turke me një tjetër anije e cila transportonte kafshë.

Pas përplasjes anija ruse ka nisur të fundoset. Fatmirësisht të gjithë personat në bord kanë mundur të shpëtojnë.

Lajmi u bë me dije nga  Minitria e Mbrojtjes ruse, e cila thotë se anija e zbulimit është përplasur gjatë natës rreth 40 kilometra në veriperëndim të ngushticës së Bosforit, ndërsa rrezikonte mbytjen.

Duke iu referuar mediave turke,  nga përplasja mes dy anijeve 15 pjesëtarë të ekuipazhit rrezikonin mbytjen, por më pas s të 78 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar.

Mësohet se përplasja ndodhi  për shkak të  mjegullës. Mediat raportojnë së anija që transportonte kafshë të gjalla ishte me Flamurin e Togos.

[gallery]22011[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë