Qindra fluturime janë anuluar në aeroportin e Stambollit, "Ataturk" gjatë ditës së djeshme për shkak të reshjeve të borës dhe prezencës së akullit në pistat e aeroporteve.

Rreth  650 fluturime ndërkombëtare të cilat i realizonte kompania “Turkish Airline” janë anuluar.

Prej anulimit të fluturimit disa qindra udhëtarë e kanë kaluar natën në aeroport, ndërkohë shumë të tjerë janë akomoduar nga ana e kompanisë nëpër hotele.

Si pasojë e anulimit të fluturimeve prej Turqisë drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, janë anuluar edhe udhëtimet nga këto vende drejt Turqisë.

Ndërkohë stafi i aeroportit “Ataturk” në Stamboll është duke punuar për të bërë të mundur rihapjen e pistës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com