Turqi - Autoritetet turke kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si anëtarë të një organizate terroriste, ka bërë të ditur guvernatori në provincën e Adanas.
Kontrolle të forcave speciale kundër terrorizmit janë kryer në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë si dhe në krahinat jugore të Mersin, Adana dhe Hatay pranë kufirit sirian, tha guvernatori Husein Avni Cos.
Guvernatori tha se gjatë kontrolleve janë gjetur lëndë kimike të cilat janë dërguar në laboratore për ekzaminime të mëtejshme. Më tej ai ka refuzuar të publikonte emrin e organizatës së dyshuar, por mediat turke besojnë se të arrestuarit janë pjesë e organizatës xhihadiste siriane, Fronti i Al-Nusrës.
Nusra është një nga forcat kryengritëse që luftojnë kundër presidentit Bashar al-Asad dhe muajin e kaluar u zotua për besnikëri ndaj Al Kaedës. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se përdorimi i armëve kimike në Siri do të paraqiste shkeljen e “vijës së kuqe” dhe se do të shkaktonte ndërhyrjen ndërkombëtare por kjo do të ndodhë nëse do të vërtetohet një gjë e tillë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com