Turqi, arrestohen 18 persona për
lidhje me sulmin terrorist në Izmi

Turqi, arrestohen 18 persona për<br />lidhje me sulmin terrorist në Izmi
Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdak, ka deklaruar se janë arrestuar 18 persona të tjerë të cilët dyshohen se mund të kenë lidhje me sulmin terrorist në Izmir.

Autoritetet turke kanë njoftuar se sulmi me bombë në gjykatën e Izmirit, ku humbi jetën një polic dhe një punonjës i gjykatës është kryer nga militantë kurdë,
ndërkohë asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër përgjegjësi për këtë akt.

“Hetimet janë duke vazhduar në të gjitha drejtimet dhe sipas informacionit të marrë nga prokuroria, janë arrestuar 18 persona”, është shprehur ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdak, i cili ka shtuar se është verifikuar edhe identiteti i terroristëve, por për shkak të hetimit nuk mund të publikoheshin.

Gjatë muajve të fundit, Turqi ka qenë nën shënjestrën e shumë sulmeve nga militantët kurdë, por gjithashtu edhe nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf