24 të mitur janë arrestuar nga policia e Turqisë pasi dyshohet se kanë lidhje me ISIS-in. Të ndaluarit janë të moshës 18-vjeçare dhe dyshohet se trajnoheshin për të vepruar në Siri përkrah Shtetit Islamik.

E përditshmja turke “Vetan” raporton se dedektivët turq kanë ushtruar kontrolle në 18 shtëpitë e tyre në Pendik të Stambollit.

Policia e mbështetur nga forcat speciale me helikopterë kanë vijuar kontrollet  në kuadër të hetimeve mbi sulmin masiv terrorist ku mbetën të vrarë mbi 100 persona në kryeqytetin turk Ankara.

Gjatë këtij hetimi janë arrestuar gjithsej 53 persona të gjithë nga vendet e Azisë Qendrore siç janë Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Ndërsa të miturit janë dërguar në selinë e byrosë për fëmijë në Pendik, derisa pjesa tjetër e tyre janë dërguar në selinë e drejtorisë së departamentit anti-terror, për tu marrë në pyetje. Sipas autoriteteve turke, shumica prej tyre kishin hyre ilegalisht në Turqi.

Autoritetet turke dyshojnë se të dyshuarit kishin organizuar trajnime për 24 të miturit në bodrumet e objekteve të bastisura.

Fëmijët aty mësonin islamin radikal, ideologjinë ekstremiste dhe rregullat për të jetuar në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)