Turqi, arrestohen 423 persona
dyshohen të lidhur me ISIS

Turqi, arrestohen 423 persona<br />dyshohen të lidhur me ISIS
TURQI- Nuk kanë të ndalur gjuetitë në Turqi, por këtë herë arrestohen persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me shtetin islamik.

Plot 423 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia turke pasi dyshohen se kanë lidhje me ISIS. Rreth 60 të dyshuar xhihadist  pjesa më e madhe të të cilëve janë të huaj janë ndaluar në Ankara. Ndërsa të tjetër janë arrestuar në zona të ndryshme të Turqisë mes Stambollit dhe Gaziantep në kufi me Sirinë.

Operacioni më i madh u regjistrua në provincën juglindore në Sanliurfa, ku policia arrestoi rreth 100 të dyshuar dhe sekuestroi material që i lidh me shtetin islamik.
Sipas autoriteteve të dyshuarit janë të përfshirë në disa prej atentateve që kanë ndodhur në Turqi.

Super operacioni erdhi një muaj pas sulmit të ndodhur natën e vitit të ri ku humbën jetën 39 persona. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje