Turqi- Autoritetet turke kanë bërë të mundur arrestimin e katër personave të cilët dyshoheshin për përgatitje të sulmeve terroriste për llogari të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Sipas mediave lokale, të katërt personat e dyshuar janë arrestuar në qytetin e Gaziantep, në juglindje të Turqisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni është sekuestruar 150 kilogramë lëndë eksplozive, dy kallashnikovë dhe sasi të mëdha municioni.
Arrestimi i këtyre personave ka ndodhur pothuajse një muaj pas sulmit terrorist të Stambollit, ku në një disko gjatë natës së ndërrimit të viteve, humbën jetën 39 persona.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com