Arrestohet nga policia në Turqi një shtetas nga Gjermania, i cili kishte fshehur në stomak 1.3 kilogramë kokainë.
Personi i arrestuar, indentiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u kap në aeroportin Ataturk të Stambollit.
I dyshuari, arriti në Turqi nga Venezuela, duke treguar 45 kapsula që i kishte gëlltitur të mbushura me gati 1.3 kilogramë kokainë. Pas mbërritjes në aeroport i arrestuari u dërgua në paraburgim.
Bëhet e ditur se kapsulat me kokain janë larguar nga trupi i tij, ndërsa një gjykatë e dërgoi të arrestuarin nga Gjermania për kontrabandë të kokainës në burg në pritje të gjykimit.
Komento