Turqi,autobombë gjykatës në
Izmir, 2 të vrarë, 11 të plagosu

Turqi,autobombë gjykatës në<br />Izmir, 2 të vrarë, 11 të plagosu
TURQI-Tronditet sërish Turqia. Pak ditë pas Stambollit 'goditet' qyteti i Izmirit, me bilanc 4 të vrarë e 11 të plagosur. 2 prej të vdekurve janë autorët.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e mesditës në qytetin perëndimor të Turqisë në Izmir, pranë Gjykatës së Izmirit. Shpërthimi erdhi nga një makinë duke hedhur dyshime se aty ishte vendosur një bombë. 

Në vendngjarje ndodhen disa ambulanca, nga ku mesohet se 2 persona jane vrarë, ndërsa numërohen 11 të plagosur nga shpërthimi. Njëri nga të vdekurit është punonjës policie, kurse tjetri nënpunës i Gjykatës.

Policia turke thotë se ka vrarë 2 'terroristë' gjatë një shkëmbimi me armë zjarri pas shpërthimit të fuqishëm, ndersa raportohet se nje tjetër ndodhet në arrati pasi ka shpëtuar nga kaosi në vendin e ngjarjes. Njëri prej të vrarëve është identifikuar si Salahatin Olug, pjesëtar i organizatës terroriste kurde 

Dëshmitarë shprehen se shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar ndërsa flakët dhe tymi u panë në gjithë qytetin.

Pas sulmit autoritetet vendase kanë akuzuar partinë kurde të Kurdistanit si përgjegjëse të shpërthimit.

Kujtojmë se në këtë qytet janë duke u zhvilluar edhe hetimet kryesore për ngjarjen e ndodhur një javë më parë në Stamboll ku në diskotekën 'Reina' humbën jetën të paktën 39 persona.

Ndonëse sulmi i Stambollit u mor pësripër nga shteti islamik autori është ende i lirë  edhe pse shumë persona janë arrestuar si të dyshuar se kanë bashkëpunuar me agresorin.  

Dhe pjesa më e madhe e të arrestuarve në Izmir i përkasin grupit uigur të ardhur nga Kina.

Kohët e fundit shumë prej qyteteve të mëdha turke kanë qënë objektiv i sulmeve  me bombë të marra përsipër jo vetëm nga shteti islamik por edhe nga militantët kurdë


Momentet e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe terroristëve

Ndërkaq nuk munguan dhe imazhet nga dy personat e vrarë.

Sulmi vjen pak ditë pasi policia lokale arrestoi 20 të dyshuar si persona të lidhur me ISIS, teksa kërkonin të kapnin autorin e sulmit të përgjakshëm në një disko në Stamboll.

Kujtojmë se Turqia është ende në gjendje alarmi pas sulmit të 1 janarit ku mbetën të vrarë 39 persona të cilët po festonin ndërrimin e viteve në diskotekën Reina në Stamboll.

Ndërsa agresori është ende i lirë, ndonëse sulmi u mor përsipër nga ISIS.





  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf