Autoritetet turke kanë njoftuar se gjatë kësaj jave kanë arrestuar 610 persona të dyshuar për terrorizëm.

Mes personave të arrestuar 572 dyshohen të jenë ndjekës të Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Mes të arrestuarve ndodhet edhe një person i cili dyshohet si militant i të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Ndërkohë gjatë  gjashtë muajve të fundit, Turqia ka arrestuar 43 mijë persona si të dyshuar si ndjekës të Fetullah Gulen.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet turke njoftuan se do të kërkonin  sërish ekstradimin e Gulen i cili ndodhet në SHBA.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com