“Një vit më vonë po bëhet thirrje për demonstrata, por ju, të rinjtë e Turqisë, nuk duhet t’i përgjigjeni”, tha Erdogan.
Kryeministri turk e cilësoi lëvizjen si “organizatë terroristë”, e cila po kërkon të manipulojë rininë moralisht dhe financiarisht, duke tentuar të kërcënojnë ekonominë tonë.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, disa persona janë plagosur. Forcat e sigurisë kanë arrestuar edhe një gazetar të “CNN”, por më pas ai dhe grupi i tij i xhirimit janë liruar.
Protestat e një viti më parë kundër planit të ri të zhvillimit dhe kundër prerjes së pemëve në parkun “Gezi” në Stamboll u shndërruan në tubime masive antiqeveritare. Një numër i madh protestuesish vranë dhe me mijëra u plagosën.
Një grua e cila kishte rënë në gjendje kome gjatë protestave të dhjetorit, si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës, vdiq të premten.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
