STAMBOLL- Një gjykatë në Turqi shpalli vendimet në procesin kundër 270 personave të cilët akuzohen për komplot për përmbysjen e qeverisë në Turqi.
 
Gjykata në qytetin Silivri afër Stambollit dha për të pandehurit dënime me burg deri në 47 vjet dhe liroi nga akuzat disa prej tyre.
 
Në mesin e të akuzuarve, ishte dhe ish-komandanti ushtarak, Ilker Basbug, i cili udhëhoqi ushtrinë në mes të viteve 2008 dhe 2010 i cili mori dënimin e përjetshëm.
 
Në kuadër të hetimeve për këtë komplot, të koduar “Ergenekon”, një grup ultra-nacionalist të akuzuar për komplot kundër qeverisë janë arrestuar gjatë viteve të kaluara dhjetëra gjeneralë dhe oficerë në detyrë dhe të pensionuar, si dhe gazetarë, avokatë dhe akademikë.
 
Gjithashtu në këtë aktakuzë thuhet se këta përsona kanë nxitur kryengritje kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, dhe Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
Rreth gjykatës u vendosën agjentë specialë të policisë dhe pengesa metalike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)