Turqi/ Deputetët përplasen me njëri tjetrin në Parlament (VIDEO)

Parlamenti i Turqisë është kthyer në një arenë boksi të martën e 4 qershorit, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin.

Shkak i tensioneve janë bërë diskutimet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.

Ministria e brendshme njoftoi se efektivët e policisë arrestuan të hënën (3 qershor) Mehmet Sidik Akis, kryebashkiakun që u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për shkak të një hetimi. Ndërkohë që në vend të tij u emërua guvernatori i shtetit Ali Çelik.

Ky lajm shkaktoi reagime të shumta nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta në duar.

Pas debateve, deputetët e Partisë së AK-së u larguan nga salla e Kuvendit të Përgjithshëm, ndërsa deputetët e DEM-it u larguan nga parlamenti.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?