Një djalosh sirian është dhunuar keqazi fizikisht nga pronari i një restoranti në Izmir të Turqisë. Djali i ri i identifikuar si Ahmed Hamdo Abeyd, është fotografuar nga kalimtarë dhe dëshmitarë të skenës së dhimbshme, teksa qan me hundë të gjakosura.
‘Unë po shisja facoleta. Sapo do t’i shisja një pako një gruaje, kliente të restorantit, më tërhoqën brenda dhe nisi të më gjuante’- raportoi e përditshmja Hurriyet fjalët e vogëlushit Ahmed. ‘Shkelën mbi mua. Shtetas sirianë që panë ngjarjen nga ana tjetër e rrugës nxituan të më hidhnin ujë në fytyrë, vetëm atëherë erdha në vete’.
Zhurma e madhe tërhoqi vëmendjen e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, i cili kërkoi që fëmija bashkë me familjen e tij të gjenden dhe të trajtohen veçanërisht nga shteti.
Kalimtarët, por edhe njerëzit në internet që janë vënë në dijeni të ngjarjes kanë reaguar shumë negativisht duke dënuar gjestin e shëmtuar të pronarit të restorantit, madje kanë kërkuar burgosjen e tij.
Pronari dhe njëkohësisht menaxheri i restorantit justifikoi aktin e tij duke thënë se klientët e restorantit po shqetësoheshin nga djali sirian.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com