Turqi, Edi Rama intervistë për
qeverinë e re në CNN turk

Turqi, Edi Rama intervistë për<br />qeverinë e re në CNN turk
TURQI - Gjatë qëndrimit në Turqi, kreu i PS-së, Edi Rama, dha një intervistë për televizionin CNN Turk. Në intervistë kryesocialisti shqiptar, Edi Rama ka prezantuar pikat, që ai i quan më të forta të qeverisë që do të drejtojë pas muajit shtator.

Sipas Ramës, luftimi i korrupsionit do të jetë njëra nga pikat prej nga do të nisë ndryshimi i Shqipërisë, megjithëse ka folur edhe për integrimin dhe sfidat e tjera që e presin qeverinë e tij.

“Shpresoj që ju të mos mendoni se korrupsioni është një virus që i përket vetëm Shqipërisë. Ju e dini që kudo që shkon dhe këdo që prek, korrupsioni përhapet në mënyrë shumë të shpejtë, si sëmundje ngjitëse. Edhe situata në Shqipëri është e tillë. Ajo që duhet të bëjmë ne është që të marrim përsipër luftimin e madh të këtij fenomeni. Ne kemi në plan të ngremë disa sisteme, dhe të realizojmë disa reforma në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të shpëtojmë popullin tonë; të mbrojmë dhe të shpëtojmë vendin nga korrupsioni. Ky fenomen është futur aq thellë, saqë e ka lënë vendin në një pozitë shumë të vështirë”, theksoi Rama.

Ndërkaq, kur u pyet për marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama pohoi se, Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë, por edhe një shembull i mirë i një transformimi pozitiv të vendit viteve të fundit.

“Me z. Erdogan jemi takuar para zgjedhjeve dhe, sinqerisht, është një emër që e vlerësoj shumë për atë që ka bërë për shtetin e tij. Gjatë bisedës ai na premtoi se do të na ndihmojë sa i përket marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë. Së bashku me Italinë dhe Greqinë, Turqia u bë partner strategjik i yni.

Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj. Ne duam të përfitojmë nga procesi i transformimit verbues që ka përjetuar Turqia këto kohë. Ne, pra, atë e shohim si shembull. Problemet me të cilat po përballemi sot, veçanërisht problemet që hasim në shëndetësi e në arsim, janë probleme shumë të ngjashme me ato që ka kaluar Turqia para shumë vjetësh”, nënvizoi Rama.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë