Turqi, Erdogan: Armëpushimi në
Siri, rast historik për paqe

Turqi, Erdogan: Armëpushimi në<br />Siri, rast historik për paqe
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se armëpushimi i arritur në Siri është një rast historik për të arritur paqen në vendin e përfshirë nga një luftë civile për pothuajse 6 vite.
 
Ky rast nuk duhet humbur, është një mundësi historike për Sirinë”, është shprehur Erdogan në një konferencë për gazetarët në Ankara.
 
Arritja e armëpushimit është njoftuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe është konfirmuar edhe nga presidenti turk, i cili është shprehur se armëpushimi është arritur pas bisedimeve të kryera në Ankara, ndërmjet përfaqësuesve rus dhe atyre të opozitës siriane.
 
Armëpushimi ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe është cilësuar si një zhvillim pozitiv edhe nga SHBA-të.
 
Ky armëpushim shihet si një mundësi për të rivendosur paqen në  Siri pas luftës civile e cila ka zgjatur pothuajse gjashtë vite.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë